29 Janar 2023

Bie mbështetja për presidentin Obama

SHBA, 14 korrik - Një anketim i ri i publikut tregon se rreth 60 për qind e të anketuarve kanë humbur besimin tek aftësia e Presidentit Barak Obama për të udhëhequr vendin.

Anketimi i kryer nga gazeta Uashington Post dhe ABC News, pasqyron nivelin më të ulët të besimit të publikut tek presidenti, që kur ai erdhi në pushtet 18 muaj më parë.

Ky vlerësim jo i mirë për Presidentin vjen, ndërsa vendi përballet me luftën jashtë vendit, me papunësinë e lartë në vend, rënien e tregut të aksioneve dhe të tregut të shtëpive dhe me krizën e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

Anketa po ashtu tregon se vetëm 43 për qind e votuesve, përfshi një të tretën e demokratëve, e miratojnë mënyrën se si Presidenti e trajtoi krizën ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Niveli i ulët i miratimit të Presidentit mund të ketë gjithashtu ndikim tek ligjvënësit e Kongresit në partinë e tij demokrate.

49 për qind e votuesve thonë se mund të votojnë për ligjvënësit republikanë në zgjedhjet për në Kongres të nëntorit, krahasuar me 45 për qind që thonë se do të votojnë për demokratët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)