01 Shkurt 2023

Biden me ushtarët në Poloni kujton shërbimin e djalit të tij në Kosovë

Varrshavë, 25 mars - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka udhëtuar drejt Polonisë, ku ka vizituar trupat amerikane, të stacionuara në disa lokacione brenda shtetit anëtar të NATO-s.

Në njërën prej bazave amerikane, para ushtarëve amerikanë, ai sot ka mbajtur një fjalim frymëzues, duke thënë se SHBA është duke krijuar një parim të ri për të gjithë botën.

Në fjalimin e mbajtur, ai foli edhe për të birin e tij Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak.

“Biri im kaloi një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë dhe ishte krenar për secilën ditë për uniformën që e mbante”, ka thënë Biden para trupave amerikane në Poloni.

Ai ka marrë shembullin e djalit të tij për shërbimin ndaj kombit të tij. Ka falënderuar ushtarët që i shërbejnë SHBA-së në.

“Ka qindra mijëra njerëz si biri im, si ju, kështu që faleminderit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ka thënë ai.

Beau Biden, i biri i presidentit amerikan, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE).

Ai kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit. Në nderim të shërbimit të tij, një rrugë në Kosovë, që lidhë kampin “Bondsteel” me qytetin e Ferizajt, është emërtuar sipas tij tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)