09 Dhjetor 2021

Biden do të ushtrojë trysni ndaj Putinit që të respektojë të drejtat e njeriut

Washington, 31 maj - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha sot se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit rus Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut kur dy udhëheqësit të takohen në qershor.

Gjatë një fjalimi për nder të Ditës së të Rënëve në SHBA, zoti Biden tha se “unë do të takohem me presidentin Putin në Gjenevë dhe do t’ia bëj të qartë se nuk do të tolerojmë shkeljen nga ana e tij të këtyre të drejtave.”

Shtëpia e Bardhë tha të premten se do të vazhdonte me planet për takimin mes dy udhëheqësve pasi Microsoft identifikoi një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane nga Nobelium, grupi që depërtoi në sistemin e kompanisë SolarWind të vitit të kaluar që erdhi nga Rusia.

Takimi i 16 qershorit vjen mes marrëdhënieve të tensionuara për ndërhyrjen e zgjedhjeve amerikane që Moska mohon, sulmet kibernetike dhe Ukrainën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)