06 Dhjetor 2022

Biden bën thirrje që Putin të gjykohet për krime lufte

Washington, 4 prill - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bëri thirrje për një gjykim për krime lufte kundër presidentit rus, Vladimir Putin, teksa shtoi se ai do të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës pas mizorive të raportuara në Ukrainë.

“E patë se çfarë ka ndodhur në Buça”, tha Biden më 4 prill. Ai shtoi se Putini “është kriminel lufte”.

Komentet e Bidenit vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi Buçan, ku trupat e pajetë të dhjetëra civilëve janë gjetur nëpër rrugët e këtij qyteti që gjendet në periferi të Kievit.

Lideri ukrainas ka bërë thirrje që bota të njohë si “gjenocid” vrasjet në Buça nga forcat ruse.

Por, Biden nuk i quajti vrasjet e civilëve gjenocid.  Sipas autoriteteve ukrainase, në Buça janë gjetur 410 trupa të pajetë të civilëve, pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti dhe Ukraina rimori kontrollin.

“Ne duhet të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën me armë që atyre iu duhen për të vazhduar luftën. Dhe ne duhet të mbledhim të gjitha detajet në mënyrë që të ketë një gjykim për krime lufte”, tha Biden për gazetarët.

Ai e cilësoi presidentin rus, Putin si “brutal”.

“Ajo që ndodhi në Buça është mizore dhe të gjithë po e shohin”, tha Biden.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)