20 Prill 2024

Beogradi dhe Brukseli do të modifikojnë rezolutën e Serbisë

Beograd, 27 gusht - Beogradi dhe Brukseli do ta gjejnë mënyrën për të modifikuar propozim rezolutën e dërguar nga Serbia në Kombet e Bashkuara”, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja serbe Politika.

Sipas gazetës marrëveshja për mundësinë e ndryshimit të rezolutës së Serbisë është arritur gjatë takimit të shefit të diplomacisë gjermane Vestervele me Presidentin Boris Tadiç.

Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar Serbinë për dorëzimin e rezolutës për Kosovën në OKB pa marrëveshje me Brukselin.

Sipas tyre, kërkesa që bëhet në rezolutë për negociata të reja për statusin, është e papranueshme, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe se me opinionin e GJND-së ka përfunduar debati rreth kësaj teme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)