19 Prill 2024

BE synon rikthimin e kufizimeve të udhëtimit

Bruksel, 9 shtator - Ambasadorët e e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar kthimin e kufizimeve kundër udhëtimeve nga gjashtë vende, përfshirë Japoninë, mësohet nga burimet evropiane.

“Përveç Japonisë, Serbia, Azerbajxhani, Armenia dhe Brunei, gjithashtu janë hequr nga lista e vendeve udhëtarët e të cilave lejohen të hyjnë në BE për udhëtime jothelbësore”, shkruhet në këtë rekomandim.

Sidoqoftë, këto kufizime nuk zbatohen për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Ky miratim duhet ende të miratohet zyrtarisht nga Këshilli, një institucion që përfaqëson shtetet anëtare.

BE, që i mbylli kufijtë e saj të jashtëm për turistët me ardhjen e pandemisë, ka krijuar që nga qershori 2020 një listë të shkurtër, të përditësuar rregullisht, të vendeve të treta, banorët e të cilëve lejohen të udhëtojnë në Evropë.

Për të krijuar listën e tyre, evropianët bazohen në situatën epidemiologjike të zonës në fjalë, që duhet të ketë regjistruar më pak se 75 raste COVID-19 për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, si edhe praninë e varianteve, shkallën e zbulimit, besueshmërinë e të dhënave dhe përparimin e vaksinimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)