19 Prill 2024

BE-ja e njeh Maqedoninë si FYROM

Shkup, 22 gusht - Nëntëmbëdhjetë vjet nga pavarësimi i Maqedonisë e deri tani, vendin me emrin e saj kushtetues e kanë njohur gjithsej 128 vende. Në mesin e tyre është edhe shteti më i fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Megjithatë, diplomacia maqedonase gjatë këtyre viteve nuk arriti t'i bindë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që Maqedoninë ta njohin me emrin e saj kushtetues për shkak të kontestit me Greqinë.

Maqedoninë me emrin e saj kushtetues deri tani e kanë njohur vetëm katër shtete të BE-së: Bullgaria, Rumania, Polonia dhe Sllovenia, ndërsa të gjitha anëtaret e tjera të BE-së e kanë pranuar me referencën ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ose FYROM.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)