28 Mars 2024

BE i bën thirrje partive në Shqipëri t’i japin fund krizës politike

Bruksel, 16 maj - Fillimi i javës së tretë të grevës së urisë ku janë futur 22  deputetë socialistë dhe 180 mbështetës të opozitës ka intensifikuar thirrjet e BE-së drejtuar klasës politike të Tiranës për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve dhe daljen nga kriza.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Helmuth Lohan, tha dje gjatë një konference se nuk ka më kohë për të pritur.

"BE do të mirëpresë çfarëdolloj marrëveshjeje që do të arrijnë udhëheqësit politikë të Shqipërisë, bazuar në dy parime themelore, respektim të kushtetutës dhe transparencë. Ka ardhur koha që ata të veprojnë në mënyrë vendimtare për një zgjidhje të ngërçit politik."

Që nga fillimi i grevës, për herë të parë, lideri i Partisë Socialiste Edi Rama publikoi dje formulën e kompromisit, për të cilën PS është e gatshme të ndërpresë grevën e urisë dhe të arrijë një marrëveshje me qeverinë.

"Jemi të gatshëm ta zgjidhim sot këtë krizë duke pranuar kompromisin të bazuar plotësisht në të drejtën kushtetuese për të filluar menjëherë hetimin e fletëve të votimit dhe duke pritur që për kutitë ku ndodhen fletët e votimit të ketë një opinion të pavarur nga një instancë e respektuar prej të gjithëve, siç është Komisioni i Veneciës,” tha dje Edi Rama.

Kryemnistri Berisha deklaroi dje se i vetmi dokument mbi bazën e të cilit mund të zgjidhet kriza politike është Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila përjashton hapjen e kutive të votimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)