05 Tetor 2022

BE do të përkrahë financiarisht projektet për arsim dhe aftësim profesional

Mynih, 18 shkurt - Në ditën e parë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Ringjallja ekonomike, sistemi dual i arsimit, Tregu i Përbashkët Rajonal dhe liberalizimi i vizave ishin pikat qendrore të diskutimit përgjatë takimit. Kryeministri Kurti tha se Kosova ka shënuar përmirësim të madh të indikatorëve ekonomikë gjatë vitit të  kaluar. Ekonomia e vendit i është përgjigjur pozitivisht qeverisjes sonë të mirë, tha kryeministri. Të hyrat vjetore janë rritur, qarkullimi vjetor i bizneseve është rritur, gjithashtu eksportet dhe investimet e huaja.

Një nga dy prioritetet kryesore të qeverisë është punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave. Përveç investimeve të huaja, ulja e papunësisë te të rinjtë duhet të trajtohet edhe nëpërmjet reformave në sistemin e arsimit. Prandaj, edhe synim e tashmë edhe veprim i yni është zhvillimi i një sistemi dual të edukimit që do të mundësonte lidhje ndërmjet tregut të punës dhe sistemit arsimor, tha kryeministri Kurti.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, përkatësisht Tregut të Përbashkët Rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova mbështet Procesin e Berlinit dhe se Tregun e Përbashkët Rajonal e sheh si platformën e duhur dhe të vetme që mundëson zbatimin e plotë të katër lirive të Bashkimit Evropian. Ai tha po ashtu se bashkëpunimi rajonal si premisë duhet gjithmonë të ketë trajtimin e barabartë dhe reciprok në mes të gjitha palëve të përfshira.  

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti përsëriti faktin, që edhe është evidentuar tashmë në raportin e Komisionit Evropian, se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave. Mos liberalizimi tanimë është e drejtë e mohuar.

Përmirësimet në indikatorët ekonomikë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe politikat reformiste në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike e bëjnë Kosovën më meritore për mbështetje edhe më të madhe financiare nga Bashkimi Evropian, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se Bashkimi Evropian, përveç tjerash do të përkrahë teknikisht dhe financiarisht në projektet për arsim dhe aftësim profesional.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)