29 Mars 2024

BE do ta riafirmojë përkushtimin e saj për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 2 qershor - Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Brendshme dhe Politikë të Sigurisë/Nënpresidente e Komisionit Evropian, dhe komisioneri për zgjerim, Štefan Füle, të mërkurën më 2 qershor do të marrin pjesë në samitin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sarajevë. Synimi kryesor i samitit – në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të BE-së dhe ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor – është për të riafirmuar përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së tij evropiane.

Përfaqësuesja e Lartë/Nënpresidentja Catherine Ashton pohoi që para samitit të Sarajevës: “integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen e kombeve evropiane mbetet njëra prej sfidave tona të fundit për ndërtimin e një Evrope demokratike dhe të bashkuar. Në Sarajevë, BE-ja do të riafirmojë vendin e Ballkanit në Evropë dhe perspektivën evropiane për rajonin.”

Štefan Füle, komisioneri për zgjerim dhe politikë evropiane të fqinjësisë pohoi: “Konferenca ofroi një konfirmim në kohë të duhur për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe për vazhdimin e procesit të zgjerimit. E mirëpres përkushtimin e shprehur nga Ballkani Perëndimor për ta intensifikuar ritmin e reformave në fushat kyçe dhe për ta konsoliduar bashkëpunimin rajonal përfshirës dhe efikas. Komisioni do ta përkrahë Ballkanin Perëndimor në këto përpjekje. Zgjerimi bazohet në kushtëzime të larta por mbi të gjitha është një projekt politik. Jam i kënaqur që Konferenca e Sarajevës e theksoi këtë.”

Samiti i Sarajevës, i organizuar nga Presidenca Spanjolle me përkrahjen e BE-së, do të shënojë përvjetorin e 10-të të Samitit të Zagrebit më 25 nëntor 2000, ku BE-ja filloi Procesin e Stabilizim-Asociimit dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Ato u konfirmuan në Samitin e Thesalonskit në vitin 2003, ku  po ashtu u organizuan takime të rregullta të nivelit të lartë.


Në Sarajevë, BE-ja dhe vendet e rajonit, por edhe pjesëmarrës nga ShBA-ja, Rusia, Turqia, OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe NATO-ja pritet ta përshëndesin progresin e arritur gjatë dekadës së fundit që e nxori Ballkanin nga kohëra të shkatrrimeve të luftës në rrugën drejt prosperitetit. Sfidat ende mbesin: sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e mediave. Bashkëpunimi rajonal mbetet kyç, si dhe procesi i pajtimit dhe ballafaqimi me çështjet e pazgjidhura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)