28 Mars 2024

BE deklaratë, pas vendimit të GJND-së

Bruksel, 18 korrik - Katër ditë pas shpalljes së vendimit të GJND-së për Kosovën, Bashkimi Evropian do të deklarohet për këtë çështje.

Brukseli po përgatitet për takimin. BE-ja pritet të bëjë thirrje për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, por në asnjë mënyrë për statusin, ka shkruar waz.euobserver.

Bashkimi Evropian po përgatitet se si të reagojë pas shpalljes së opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik, ka shkruar waz.euobserver, në edicionin e saj në internet.

“Pritet që Kosova dhe opinioni i GJND-së do të diskutohen të hënën më 26 korrik dhe Bashkimi Evropian do të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por kurrfarë negociatash për statusin. Madje edhe në këtë pikë duket se nuk ka konsensus mes shteteve anëtare të BE-së”, shkruan waz.euobserver.

Parlamenti Evropian ka aprovuar një rezolutë për Kosovën, javën e kaluar, duke kërkuar nga pesë shtetet të BE-së që ta njohin pavarësinë e shtetit të ri. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Gjykata nuk mund të japë opinion që është kundër vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi. Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, pret që shumë shtete ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Serbia shpreson që GJND-ja do të thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se pas opinionit të GJND-së mund të iniciojë një debat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në përpjekje për të rihapur negociatat rreth statusit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)