20 Prill 2024

Azilkërkuesit do të punojnë nga dita e parë në Suedi

Stokholm, 12 qershor - Azilkërkuesit do të kenë të drejtë pune nga dita e parë e ardhjes në Suedi. Kështu bën të ditur ministri për migrim Tobias Billström (M).

Politika suedeze e azilimit do të përshkohet me një theksim të fuqishëm ndaj vijës për punë dhe mundësive më të mëdha për integrim gjë që do të kombinohet me trajtim më të shpejtë të lëndve dhe përgjithësisht këto politikën e azilimit do ta bëjnë më humane.

Vendimi do të hyjë në fuqi me 1 gusht të këtij viti.

- Azilkërkuesit sot mund të kërkojnë lejën e punës vetëm pasi koha e trajtimit të lëndës për azil të jetë vlerësuar se merr më shumë se katër muaj. Por nëse lënda imponon kohë të gjatë të trajtimit nuk do të jetë më kusht që azilkërkuesit të marrin punë. Prandaj azilkërkuesit do të përjashtohen nga kërkesa e tillë për leje të punës dhe atë me disa përjashtime, thot Tobias Billström.

- Përjashtime bëjnë disa kategori siç janë azilkërkuesit që s´mund të vërtetojnë identitetin e tyre. Por edhe ata që lëndët e tyre provohen në ndonjë vend tjetër evropian dhe ata të cilët s´kanë kurrfar arsyesh për azil .

Një hyrje e shpejtë në tregun e punës i kontribuon ndërprerjes së mbetjes jasht shoqërisë. \"Janë vendet e punës, relacionet me kolegët e punës dhe kafeja në tryezë me ta që paraqesin parakushtet më të mira të mësimit të suedishtes\", shkruan Tobias Billström në gazetën \"Dagen Nyheter\".

Rruga e integrimit shkruhet me punën, thekson ministri, por në kërkimin e punës qeveria llogarit te azilkërkuesit edhe në aftësinë e tyre për nisiativa.

- Do theksuar se ne duam të ndërtojmë një sistem ku njerëzit kanë mundësi të punojnë, duke shfrytëzuar ato kontakte që njerëzit mund ti ken pasur më herët në Suedi. Pastaj kjo nën do të thot që shoqëria merr për obligim tu sigurojë atyre punë nga dita e parë por u jep mundësi atyre duke i mbështetur nëse këte e sigurojnë vet azilkërkuesit mes kontakteve të mëhershme, thot ministri për migrim Tobias Billström duke udhëtuar me tren. Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)