24 Shtator 2021

Atentat për grusht shteti në Turqi, 40 të arrestuar

Ankara, 23 shkurt - Tension i larte në Turqi për shkak te një komploti ushtarak për të rrezuar qeverinë islamike të partisë AKP.

Policia ka reaguar duke arrestuar rreth 40 persona, mes të cilëve oficerë të lartë të forcave të armatosura, gjithmonë perkrah laicitetit të vendosur nga Kemal Ataturk.

Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë turke, të cilat citojne direkt kryeministrin Erdogan. "Janë arrestuar mbi 40 persona", ka deklaruar Kryeministri.

Operacioni, i koduar me emrin "Cekici", u krye në mengjes dhe mes 40 të arrestuarve jane edhe 14 oficere të lartë, shumica e të cilëve me graden gjeneral.

Nuk është e para herë që forcat ushtarake tentojnë të kryejnë një grusht shteti për të rrezuar qeverinë e kryeministrit Erdogan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)