25 Prill 2024

Asamblea e Përgjithshme e OKB fillon punimet më 14 shtator

New York, 23 gusht - Zyrtarisht punimet e sivjetme të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së do të hapen pasdite më 14 shtator, ndërkaq takimet më të rëndësishme do të fillojnë nga data 23 shtator kur fillon debati i përgjithshëm.

Punimet do të vazhdoujnë deri më 30 shtator gjatë së silës kohë Asamblesë i drejtohen liderët e pothuaj të gjitha vendeve. Ata do të paraqesin qëndrimet e tyre për agjendën e sivjeme, por edhe të çështjeve që vendet e tyre i konsiderojnë të rëndësishme.
Një takim i nivelit të lartë në formë samiti do të mbahet prej 20-22 shtator me temë “Objektivat Zhvillimorë të Mijëvjetëshit”.

Delegacionin amerikan do ta udhëheqin presidenti Barack Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. President i Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshmë për një vit do të jetë ish ministri i Jashtëm i Zvicrës, Joseph Deiss i cili u zgjodh në qershor me aklamacion.

Edhe këtë vit Kosovën do ta përfaqësojnë presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ndërkaq një delegacion i nivelit më të ulët pritet të vijë për të ndihmuar në përgatitjen e takimeve të përfaqësuesve shtetrorë të Kosovës.

Udhëheqësit kosovarë edhe këtë vit nuk do të mund t’i drejtohen punimeve të Asamblesë, ndërsa takimet e tyre kryesisht do të zhvillohen në margjinat e ndërtesës botërore në East River.

/Rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)