29 Mars 2024

Ambasadori Kiçmari filloi zyrtarisht detyrën në Tokio

Prishtinë, 20 janar - Ambasadori i Republikës së Kosovës Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio.

Pas përfundimit të karantinës 14 ditore, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio. Ai është pritur në dy takime të ndara nga zëvendësministri i punëve të jashtme të Japonisë z. Takeo Mori si dhe nga shefja e protokollit të MOFA-së, Ambasadore Shino Mitsuko.

Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Ambasadori Kiçmari edhe formalisht filloi punën si ambasador i Kosovës në Tokio.

Ambasadori Kiçmari i përcjelli zëvendësministrit z. Mori si dhe shefit të Protokollit z. Shino përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës për qeverinë dhe institucionet japoneze dhe shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka ofruar për Kosovën.

‘’Republika e Kosovës dhe Japonia ndajnë vlera të përbashkëta në respektimin e demokracisë, bashkëpunim të afërt institucional dhe miqësi të bazuar në marrëdhënie të sinqerta në mes të dy popujve tanë” theksoi ambasadori Kiçmari.

Ambasadori Kiçmari gjithashtu tha se prioritet i tij kryesor në Tokio do jetë thellimi dhe rritja e mëtejme e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Japonisë, theks i veçantë ai tha se do jetë edhe sektori ekonomik, me këtë rast nxitja e investimeve japoneze për të investuar në Kosovë.

Zëvendësministri i jashtëm Mori duke i uruar mirëseardhje dhe fillim të mbarë Ambasadorit Kiçmari, u shpreh se ai dhe institucionet tjera japoneze do ofrojnë bashkëpunim dhe mbështetjen e plotë për Ambasadën e Kosovës në Japoni, kështu marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona do njohin vetëm rritje të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve. Në këtë takim Ambasadori Kiçmari u shoqërua nga diplomati Arbër Mehmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)