19 Prill 2024

Alexey Navalny u helmua me Novichok

Berlin, 2 shtator - Shtëpia e Bardhë e quajti "plotësisht të dënueshëm" faktin që udhëheqësi i opozitës ruse Aleksej Navalni u helmua me një agjent kimik nervor dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “për të vënë para përgjegjësisë personat përkatës në Rusi.”

Komentet u bënë nga John Ullyot, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Një burim i qeverisë së SHBA që ka njohuri për raportimet e zbulimit amerikan tha se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në përfundimin e arritur nga Gjermania se për helmimin e Navalnit është përdorur agjenti nervor Novichok.

Më herët, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni, i cili është nën kujdes intensiv në një spital të Berlinit, u helmua me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik, në përpjekje për ta vrarë atë.

Ajo tha se Berlini tani pret që Moska të shpjegohet dhe që Gjermania të konsultohet me aleatët e NATO-s se si të përgjigjet, gjë që rrit mundësinë e sanksioneve të reja perëndimore ndaj Rusisë.

Moska ka mohuar përfshirjen në incident dhe ministria e jashtme ruse tha se pohimi i Gjermanisë nuk ishte i mbështetur në prova, duke u ankuar për mënyrën se si Gjermania e publikoi informacionin rreth Navalnit.

"Ky është informacion shqetësues për vrasje në tentativë me helmim ndaj një figure udhëheqëse ruse të opozitës," tha zonja Merkel në një konferencë për shtyp.

"Aleksei Navalni ishte viktimë e një sulmi me agjentin nervor kimik të llojit Novichok", tha ajo.

Navalny, vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)