26 Shtator 2022

Ahtisari vazhdon mbështetjen për pavarësinë e Kosovës

Helsinki, 3 qershor -  Ditën e parë të vizitës zyrtare në Finlandë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar me takimin që ka zhvilluar me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, ish-presidentin Marti Ahtisari.

Takimi i kryeministrit Hashim Thaçi me presidentin Marti Ahtisari ka qenë i përzemërt dhe në një atmosferë tejet miqësore. Kryeministri Hashim Thaçi ka njohur presidentin Ahtisari me progresin që Kosova është duke e shënuar në procesin e shtet ndërtimit dhe konsolidimit të saj si shtet i pavarur.

“Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësin e tyre të plotë për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtet ndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka vlerësuar lartë edhe angazhimin e të gjithë partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës për të quar përpara proceset dhe progresin në Kosovë, në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të barabartë, demokratike dhe prosperuese për qytetarët e Kosovës.

Presidenti Marti Ahtisari ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën e ndërtimit të pavarësisë së saj. Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën, dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin finlandez Matti Vanhanen dhe ministrin e jashtëm Alexander Stubb.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)