17 Shtator 2021

Botë

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

Bruksel, 19 shkurt - Fitorja e Albin Kurtit sjell tone të tjera edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe legjitimitetin e nevojshëm për marrëveshje përfundimtare. Brukseli pret kompromis dhe pragmatizëm nga Kurti. Lexo

Tërmeti godet Greqinë

Athinë, 17 shkurt - Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Greqi gjatë natës, por edhe mëngjesin e sotëm. Një lëkundje me magnitudë 4.5... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021 - Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)