29 Mars 2024

735 gazetarë janë vrarë për 10 vite

SHBA, 12 shkurt - Vetëm gjatë vitit 2009 duke kryer detyrën në të gjithë botën, u vranë 110 gazetarë. Shumë gazetarë dhe tani po kryejnë detyrën në kushte shumë të vështira dhe në mjedise lufte si në Irak, Afganistan, Somali, Pakistan etj.

Sipas raporteve të publikuara, midis viteve 2000-2009 kanë humbur jetën 735 gazetarë në rang botëror. 170 gazetarë janë vrarë në Irak, 93 në Filipine, 58 në Kolumbi, 38 dhe Meksikë dhe 35 në Rusi.

Vrasja e Anna Politkovskaya në Rusi me 7 tetor 2006 u përfol shumë në median botërore.

Azia cilësohet si kontinenti më i rrezikshëm duke qenë se 33 për qind (238 nga 735)e të gjithë gazetarëve të vdekur kanë humbur jetën atje.

Në Afrikë vdiqën 32 për qind e gazetarëve ndërsa në Amerikë 31 për qind e tyre. Me përqindjen më të ulët të gazetarëve të vrarë është Evropa, me 9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)