28 Mars 2024

46 persona humbin jetën nga tërmeti 5.6 ballësh që goditi Indonezinë

Jakarta, 21 nëntor - Të paktën 46 persona e kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.6 ballë që goditi rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti 5.6 ballë ndodhi 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang në një thellësi prej 10 kilometrash.

Një zyrtar qeveritar deklaroi se si pasojë e tërmetit deri më tani kanë humbur jetën 46 persona ndërsa 700 të tjerë janë plagosur.

Pas tërmetit i cili shkaktoi lëkundje për disa sekonda në kryeqytetin Xhakarta, nuk u lëshua paralajmërim për cunami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)