24 Shtator 2021

10% e popullsisë në Tiranë jetojnë në banesa me rrezik të lartë

Tiranë, 17 shtator - Banka Botërore analizoi së fundmi se 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë të lartë, duke lajmëruar se ato mund shemben në rast të një tërmeti tjetër.

Tirana është qyteti më i madh në Shqipëri, në të cilin banon afërsisht 17% e popullsisë së përgjithshme.

Dy llojet e ndërtesave që rrezikojnë më shumë janë pallatet me beton të armuar dhe ndërtesat me muratuara, të cilat mund të shkaktojnë më shumë fatalitete. Gati 50,000 njerëz, ose rreth 10% e popullsisë banojnë në ndërtesa me rrezik të lartë, analizon Banka.

Ndërsa në Durrës përafërsisht 7,000 njerëz, ose rreth 6% e popullsisë së qytetit, banojnë në lloje të ndërtesave me rrezik të lartë.

Shqipëria ka përjetuar shumë tërmete me ashpërsi të mëdha edhe në të shkuarën. Më vdekjeprurësit ishin një seri tërmetesh në 1851 pranë qyteteve të Vlorës dhe Beratit, duke shkaktuar humbjen e 600 jetëve.

Një tjetër tërmet i madh me magnitudë 6.5 në vitin 1967 shembi rreth 500 shtëpi, lëndoi 170 persona dhe shkaktoi 20 fatalitete. Së fundmi, në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një seri tërmetesh të dëmshme, nga më të fortët dhe më të shumtët vdekjeprurës, prej të cilëve ishte tërmeti me magnitudë 6.4 më 26 nëntor. Kjo ngjarje, që shkaktoi 50 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, krijoi 1 miliard euro dëme. Përafërsisht 1,500 ndërtesa u dëmtuan në kryeqytet.

Banka Botërore analizon se një pjesë e madhe pallateve në Shqipëri dhe në të gjitha qytetet e Europës Qendrore, Ballkanit dhe Azinë Qendrore janë të prirura të pësojnë dëme nga tërmetet.

Tërmetet në këto rajone kanë dëmtuar lloje të caktuara të ndërtesave (pallate) pjesërisht ose plotësisht, duke shkaktuar shumë të pastrehe dhe fatalitete.

Dobësia e këtyre objekteve i atribuohet mënyrës së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, mbikëqyrjes gjatë shumë dekadave.

 Studimi i fundit i Bankës Botërore analizon rrezikun nga tërmeti për familjet që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 2000 dhe ofron të dhëna për shtetet në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë e tyre.

 

.Monitor/

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)