23 Tetor 2021

UKZ hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj të studimeve Master

Gjilan, 20 shtator - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2021/2022, ku do të regjistroj 185  studentë të rregullt, për programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie në Kurrikula në Arsimin Fillor, E-Qeverisja, Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale dhe Juridik Penal.

Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 23 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia, ku numri i tyre  do të jetë 2% studentë të rregullt, ndërsa nga Mali i Zi do të jetë 1% e kandidatëve, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Kandidatët të cilët kanë diploma jashtë Kosovës duhet ta bëjnë nostrifikimin e tyre në MASHT.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 20.09.2021 deri më 05.10.2021 nga ora 9.00 deri në orën 16.00. (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të shtunave dhe të dielave).

Provimi pranues do të mbahet të premtën më datë 08.10.2021.

Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit të enjten më datë 07.10.2021.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më të martën më 11.10.2021 në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë shërbimit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 13.10.2021 duke filluar nga ora 10.00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)