26 Shtator 2022

Të ndëshkohen manipuluesit e librave amëz të kolegjeve private

Prishtinë, 5 gusht - Organizata ÇOHU! mirëpret marrjen e veprimeve nga MAShTI për verifikimin e diplomave të studentëve të kolegjeve private. Pas një pune disa mujore nga Besnik Boletini dhe Besa Kalaja, në maj të vitit 2020 është publikuar hulumtimi dhe dokumentari lidhur me këtë çështje, duke shpërfaqur për herë të parë në mënyrë të detajuar këtë dukuri.  

Hulumtimi ka ofruar fakte se si mijëra studentë që kishin diplomuar në kolegje të ndryshme private në Kosovë, nuk figuronin në Ministrinë e Arsimit, përkatësisht në SMIAL – ligjërisht ata rezultonin të padiplomuar. Për këtë arsye shumë prej tyre  kishin humbur bursa të plota jashtë vendit.

Çohu falënderon të gjitha mediat tjera, të cilat e kanë publikuar këtë hulumtim apo kanë realizuar emisione mbi këtë çështje, duke prezantuar gjetjet e hulumtimit. Ky hulumtim ka fituar çmimin e Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese, për trajtimin e detajuar përmes fakteve dhe origjinalitetin.

ÇOHU inkurajon të gjithë studentët, përkatësisht të diplomuarit që janë përballur me këtë problematikë, të fillojnë procedurat për verifikimin e diplomave. Gjithashtu, ÇOHU do ta përcjellë këtë proces dhe do të marrë informacione për ecurinë e verifikimeve.

Duke marrë parasysh se ky manipulim me studentë ka zgjatur për vite të tera dhe është manipuluar edhe me librat amëz, prokuroria do të duhej të hetonte këtë rast dhe përgjegjësit qoftë nga Ministria e Arsimit apo edhe kolegjet private, duhet të japin përgjegjësi ligjore për manipulimet që kanë bërë në dëm të studentëve.

Kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të sqarojë për publikun se çka ka ndërmarrë deri më tani ndaj manipuluesve të librave amëz.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)