29 Mars 2024

Studentët e infermierisë shënuan Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Prishtinë, 12 maj - Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në shënim të 12 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë organizoi aktivitete të ndryshme me studentët e departamentit të infermierisë, të udhëhequr nga Ass. Arta Dalipi Shabani me bashkëpunëtorë.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë nisi me prezantimet e punimeve dhe hulumtimeve të studentëve rreth temave për infermierinë.

Më pas, u realizua kuizi i diturisë me studentët e infermierisë të ndarë në tri grupe të viteve të ndryshme, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i përbërë nga stafi akademik.

Në vazhdën e aktiviteteve, në shenjë mirënjohje për kontributin e infermierëve, studentët  shpërndanë lule dhe kartolina për infermierët në institucionet shëndetësore të Gjakovës.

Ass. Arta Dalipi Shabani, uroi 12 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, dhe në emër të grupit organizues i falënderoi studentët dhe stafin akademik për realizimin e këtyre aktiviteteve, si dhe menaxhmentin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për mbështetjen e vazhdueshme për Fakultetin e Mjekësisë.

Në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani uroi infermierët për ditën e tyre. Rektori Nimani e vlerësoi lart kontributin e infermierëve, sidomos në këtë kohë që u përballën me pandeminë globale Covid-19.

Po ashtu, i përgëzoi grupin organizues dhe studentët e departamentit të infermierisë për aktivitetet e realizuara në shënimin e 12 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha, theksoi rolin dhe rëndësinë e punës së infermierëve, duke i uruar dhe falënderuar për angazhimin e tyre në sistemet shëndetësore.

Në fund, studentëve dhe grupit organizues iu ndanë certifikata për pjesëmarrje dhe kontribut në shënimin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)