29 Mars 2024

Shtyrja e fillimit të vitit shkollor po i dëmton nxënësit e prindërit

Prishtinë, 19 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me mosfillimin e vitit shkollor.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se mbi 1040 shkolla dhe 318.000 nxënës, në gjithë Kosovën tash e katër javë nuk janë duke e zhvilluar procesin  mësimor; e gjithë kjo si pasojë e arrogancës së pushtetit i cili në vend që të dialogojë, po vazhdon me polarizim te skajshëm shoqëror duke privuar nxënësit nga mësimi.

Lushaku më tej, i bëri thirrje Qeverisë që në mënyrë urgjente të fillojë dialogun duke gjetur zgjidhje të menjëhershme, që procesi mësimor të fillojë sa më parë.

Kjo krizë e krijuar është duke pasur ndikim enorm ekonomik tek familjet, pasi që prindërit janë duke rrezikuar vendet e tyre te punës.

Qeveria duhet të ketë ndjeshmërinë e përgjegjësinë e duhur që fëmijët të kthehen në bankat shkollore menjëherë e prindërit t’i kthehen punës dhe funksionimit të rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)