29 Janar 2022

SBASHK-u shprehë shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave

Prishtinë, 4 nëntor - Përfaqësuesit e  SBASHK-ut  në takimin e sotëm e kanë informuar Ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci  lidhur me  shqetësimet dhe kërkesat aktuale të anëtarësisë  duke u ndalur  veçmas  te fati i Ligjit të pagave e duke kërkuar që Qeveria të punojë  për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatis sa më shpejt këtë Ligj për ta proceduar  në Parlamentin e Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me Ministrin Hekuran Murati  dhe me Kryeministrin Kurti në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog  me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale. Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se  komunikimi dhe bashkëpunimi mes SBASHK dhe MASHTI në shërbim të arsimit  është shembull i mirë, por një komunikim e bashkëpunim i tillë duhet të jetë  edhe me Ministrin Murati, por  edhe me Qeverinë në tërësi sepse kështu krijohet klimë e mirëkuptimit dhe gjenden zgjidhje të pranueshme  për të mos pasur arsye për tensionime të situatës në arsim dhe për  veprime sindikale. 

Ata po ashtu  i kanë deklaruar Ministres Nagavci  se kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që Qeveria të ndaj një mbështetje buxhetore, se paku edhe për punëtorët tekniko –ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta  me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve. 

Ministrja Nagavci është shprehur se do të analizoj me kujdes gjithë këto kërkesa dhe se do të angazhohet për të krijuar  mundësi për takime e dialog të mirëfilltë mes SBASHK-ut , Ministrit Murati, por edhe të Qeverisë  së Kosovës në tërësi. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)