28 Mars 2024

Nga një 1 Tetori i këtij viti arsimi i lartë publik do të jetë falas

Prishtinë, 17 shtator - Sot u përbush edhe një zotim dhe qëllim programor i Qeverisë së Republikës së Kosovës, vetëm një javë pas fillimit të mbështetjes për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Nga një 1 Tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.

Në konferencën për media, të mbajtur bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryeministri Kurti rikujtoi një paragraf të Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të vitit 2013 nga kur edhe daton synimi dhe zotimi për arsim publik falas.

“E drejta për arsim është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme njerëzore dhe shteti ka për obligim t’ua sigurojë të gjithë qytetarëve mundësinë për t’u arsimuar dhe shkollim cilësor."

"Arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të plotësojë nevojat e nxënësve dhe studentëve. Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritetit shoqëror."

"Të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim gjinie, etnie, religjioni apo gjendje sociale duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, në mënyrë që të arrihet potenciali i plotë shoqëror”, citoi paragrafin kryeministri.

Më tej, ai tha se ne besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror.

Ndërsa, ministrja Nagavci thekoi se me këtë Udhëzim, studentët e nivelit baçelor dhe master do të lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit të semestrit për herë të parë, përfshirë këtu edhe pagesat për provimin pranues dhe provimet diferenciale.

Ajo tha se në këtë mënyrë, po shmangim diskriminimin për shkak të pabarazisë sociale, por edhe po sigurohemi për ruajtjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Sa i përket studimeve të doktoratës, ministrja Nagavci tha se janë paraparë disa lehtësi dhe lirimi nga pagesa e semestrit do të bëhet për më së shumti dy semestra gjatë periudhës së studimeve, me vendim të organit kompetent të institucionit.

Nga ky udhëzim administrativ do të përfitojnë edhe studentët që vinë nga vendet tjera, në veçanti ato të Rajonit, të cilët trajtohen në mënyrë të barabartë si studentët të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)