17 Maj 2021

MASHT dhe SBAShK biseduan për angazhimin në përfundimin e vitit shkollor

Prishtinë, 13 prill - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka vizituar sot Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), ku është pritur nga kryetari Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen aktuale në arsim dhe procesin mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, si dhe vështirësitë e ndryshme me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në këtë periudhë.

Ministrja falënderoi të gjithë anëtarët e SBAShK-ut, mësimdhënësit, dhe stafin tjetër për punën e bërë dhe bashkëpunimin me MAShTI-n dhe institucionet tjera për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Ministrja Nagavci tha se kthimi në shkolla është synim i Ministrisë duke uruar që kjo gjendje të përfundojë sa më shpejtë dhe të kthehen të gjithë nxënësit në shkolla.

Ajo shtoi se aktualisht Ministria e Arsimit është në një fazë të punës intensive për organizimin e vlerësimeve të jashtme kombëtare dhe nderkombëtare të nxënësve dhe të gjitha aktiviteteve tjera për ta përmbyllur këtë vit të vështirë në arsim.

Ministrja ka përmendur edhe rëndësinë e mbajtjes së mësimit plotësues për çka tha se do të kërkojë nga komunat që ta bëjnë një plan për realizimin e këtij procesi.

Gjithashtu, kërkoi që krahas mësimit të respektohen edhe masat kundër pandemisë si dhe të bëhet dezinfektimi i shkollave.

Në këtë pikë, shprehu brengën që ish-Qeveria Hoti mjetet që i ka ndarë për shtesa të mësimdhënësve i ka marrë nga fondi që ishte paraparë për zbatimin e Masterplanit gjë që e ka vështirësuar mundësinë për dezinfektim të godinave shkollore, sigurimin e pajisjeve higjienike, sigurimin e mësimdhënësve zëvendësues e blerjen e pajisjeve të teknologjisë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin edhe më tutje në procese të rëndësishme në arsim, por edhe në tejkalimin e vështirësive dhe përmbylljen me sukses të vitit shkollor.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e vaksinimit të mësimdhënësve, në veçanti atyre që kanë probleme shëndetësore, pas arritjes së kontigjentit të dytë të vaksinave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)