29 Mars 2024

Hapet shkolla e re e muzikës "Halit Kasapolli" në Pejë

Pejë, 23 maj - Sot në qytetin e Pejës do të mbahet ceremonia e hapjes e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli”.

Pas shumë dekadash pune në kushte jo të mira këtij kapitulli po i vjen fundi. Tashmë qyteti i Pejës po bëhet me shkollë të re, shkollë e cila është ndërtuar dhe dizajnuar sipas standardeve të larta duke ju përshtatur specifikave të veçanta që kërkohën në muzikë. Nxënësit dhe gjeneratat e ardhshme padyshim që do të gjejnë frymëzim.

Po punohet vazhdimisht që shkolla në të ardhmen të plotësohet me instrumente dhe drejtime të citat janë në mungesë të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e gjeneratave të reja, kështu qyteti i Pejës gjithnjë po bëhet më i pasur.

“Ndihem shumë e lumtur për hapjen e objektit të ri shkollor, të shkollës së muzikës “Halit Kasapolli“ në Pejë, objekt me standarde që plotëson gjithë nevojat e të mësuarit bashkëkohor."

"Në ngritjen time profesionale Shkolla “Halit Kasapolli” ka vend të veçantë për shkak se rrugëtimi im në profesionin e pianistes, dhe ngritja e përgjithëshme profesionale, lidhen me këtë shkollë. Shkolla e muzikës „Halit Kasapolli“ ka qenë pishtar i suksesit tim brenda dhe jashtë Kosovës, andaj gëzohem që gjeneratat e reja do të kenë një objekt shkollor modern që do tua lehtësojë procesin mësimor."

"Në këto kushte moderne, do te jem afër gjeneratave premeteuse për të ndihmuar në avancimin e tyre profesional. Angazhimi im maksimal e profesional dhe i stafit tim të respektuar, do të jenë gjithmonë pranë dhe në shërbim për gjeneratat e reja”. -tha Rreze Kastrati, Drejtore e shkollës.

Të pranishëm do të jenë përsonalitete të shquara të vendit. I pranishëm poashtu do të jetë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri nga i cili është është inicuar kjo ide.

Shkolla e muzikës është gjithnjë falenderuese ngaj kryetarit Muhaxheri për mbështetjen e tij të fuçishme në realizimin e qëllimeve tona, kushteve të punës të cilët janë krijuar për të qenë pjesë e rezultateve dhe suksesve sa më të mira për qytetin e Pejës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)