17 Maj 2021

Avokati i Popullit: Konkursi për studimet e doktoratës përbën diskriminim

Prishtinë, 7 prill - Avokati i Popullit në zbatim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, publikoi raportin me rekomandime në ankesat e parashtruara nga ankuesit në lidhje me diskriminimin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Raporti me rekomandime ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përkitazi me kriterin e parashikuar nga UP-ja në konkursin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021, i datës 9 shtator 2020, me nr.prot.2/262, konkretisht në pikën 13, që përcakton: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP.''

''Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse.”

Avokati i Popullit, në bazë të nenit 16.1 të Ligjit nr.05/L-019 për Avokatin e Popullit, më 6 nëntor 2020, përmes postës elektronike, ka pranuar ankesën e ankuesve: Vegim Vula, znj. Zana Dragidella, A.645/2020, të cilët kanë pohuar se janë kandidatë për studime të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë, Programi Stomatologji; si dhe të ankuesit Ardi Ahmeti, A.nr.650/2020, i cili ka pohuar se është kandidat për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik (më tej: ankuesit), parashtruar kundër UP-së përkitazi me diskriminim në konkursin publik, i shpallur më 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262.

Avokati i Popullit konstaton se pika 13 e Konkursit për studimet e doktoratës, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, përbën diskriminim.

Avokati i Popullit konstaton se ankuesit në rastin konkret janë kandidatë për doktoratë, janë fëmijë dhe të afërm të profesorëve në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP, megjithatë ata duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në raport me kandidatët e tjerë. Trajtimi i pabarabartë përbën një praktikë në kundërshtim me konceptin e barazisë para ligjit, i përcaktuar me nenit 24 të Kushtetutës.

Avokati i Popullit konstaton se UP-ja në mënyrë të drejtë, por me vonesë, i është adresuar Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës për vlerësimin e dilemës për konflikt interesi.

Avokati i Popullit, duke iu referuar argumenteve të lartpërmendura, me qëllim të përmirësimit të punës së UP-së dhe për ta parandaluar diskriminimin e mëtutjeshëm ndaj parashtruesve të ankesës, i rekomandon Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të krijojë politika të përshtatshme për të parandaluar urgjentisht çdo praktikë që paraqet trajtim të pabarabartë me rastin e publikimeve të konkurseve publike të tilla.

Ta anulojë kriterin diskriminues të përcaktuar në pikën 13 të Konkursit për studimet e doktoratës të UP-së, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, që: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse”.

UP-ja në të ardhmen dilemat e tilla për vlerësim të konfliktit të interesit t’i adresojë pa zvarritje në institucionin përgjegjës për vlerësimin e konfliktit të interesit – Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)