27 Prill 2024

Sadri Ramabaja promovon librin “Federata shqiptare"

Prishtinë, 23 nëntor - Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot promovohet libri  teoriko-publicistik i profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja “Federata shqiptare - kohezioni i shtetit-komb në BE” .

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, publicist dhe analist politik, autor i shumë librave, studimeve e shkrimeve me karakter teorik dhe kritik për lëvizjen politike shqiptare, sapo e ka botuar librin “Federata shqiptare - kohezioni i shtetit-komb në BE”, nën siglën e Institutit për Hulumtime Shkencore “Albanika” nga Lubjana.

Nëpërmjet debatit për shtetin modern, respektivisht për shtetin-komb në kontekstin e integrimeve evropiane, me këtë studim origjinal autori ka trajtuar një temë të vështirë, por me një analizë empirike dhe me një guxim të pashoq politik e intelektual.

Në këtë libër Ramabaja paraqet të shkuarën e shtetit shqiptar, të tashmen, si dhe projekton një Federatë Shqiptare si të ardhmen politike të shqiptarëve në Ballkan.

Për librin e  Ramabajës pritet të flasin njohës vendorë dhe huaj të teorisë politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)