24 Korrik 2021

Projekti atomi zgjatë afatin e aplikimit për inteligjentët

Prishtinë, 26 nëntor - Projekti ATOMI, i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për media sot, me c’rast ka vënë nëë theks të vecantë rëndësinë e identifikimit të nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, duke inkurajuar në vecanti prindërit që të nominojnë fëmijët e tyre, pasi sipas analizave ata janë identifikuesit më të mirë.

Profesor, Nait Vrenezi i cili është mbikqyrës i Projektit ATOMI tha se shtrirja nëpër komunat e Kosovës është në nivel të kënaqshëm, me përjashtim të disa qyteteve si Peja, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva që kanë numër të vogël aplikuesish, prej 2-5 nxënës.

“Marrë parasysh popullatën, që kanë këto qytete, sidomos Peja, Prizreni dhe Gjilani është e pamundur që një numër kaq i vogël i fëmijëve të aplikoj, pasi sipas statistikave vendore dhe botërore është e dëshmuar që identifikimi i personave me inteligjencë të jashtëzakonshme gjithmonë është në proporcion me popullatën e atij vendi.

Prandaj inkurajojmë të gjithë nxënësit që mendojnë se kanë tipare të fëmijëve inteligjentë, sidomos nxënësit nga këto rajone që të aplikojnë”, ka thënë ndër tjerash Profesor Vrenezi.

Projekti ATOMI, është vlerësuar si projekt i rëndësisë dhe interesit kombëtar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2011, prandaj identifikimi i hershëm i fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme është i një rëndësie të vecantë.
  
Projekti ATOMI këtë vit synon të përfshijë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës, përkatësisht do t’u ofrojë mundësi të gjithë këtyre nxënësve që të nominohen apo të aplikojnë. Të gjithë nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, mësimdhënësit, shoqëria apo të vetënominohen.

Afati i aplikimit-nominimit ka qenë i paraparë të jetë i hapur deri më 30 nëntor 2014, mirëpo për shkak se kemi informata nga terreni se në disa komuna nxënësit janë informuar me vonesë për mundësinë e aplikimit në Projektin ATOMI, atëherë është vendosur që afati i aplikimit-nominimit të zgjatet deri më 12 dhjetor 2014.

Andaj, inkurajohen të gjithë të interesuarit, nxënës të klasëve VIII deri XII, që të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar në Projektin ATOMI.

Pas procesit të nominimit/aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen 50 nxënësit më të mirë, të cilëve synohet që t’ju sigurohet këshillim dhe përcjellje e vazhdueshme, mentorim nga profesionistët, qasje në literaturë të avancuar, kamp veror, Shkolla+ me kurse të avancuara, avancim në shkollim, vizita studimore, ndërmjetësim për bursa, etj.. Të gjitha shërbimet e përmendura më sipër do të ofrohen falas nga Projekti ATOMI.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)