24 Prill 2024

Vlorë, ulen çmimet e hoteleve e apartamenteve

Vlorë, 14 qershor - Në qytetin e Vlorës këtë sezon turistik konstatohet një rënie e numrit të kërkesave për hotele apo apartamente banimi nga pushuesit verorë.

Agjencitë që kryejnë prenotimet në hotele por edhe subjektet private që veprojnë në ofrimin e banesave apo apartamenteve për sezonin veror pohojnë se këtë vit karahasuar me vitet e mëparshme ka pasur një rënie të kërkesës nga pushuesit.

Për shkak të numrit në rënie të kërkesave, hotelet dhe subjektet private janë detyruar të bëjnë ulje çmimesh që në fillim të sezonit të plazhit.

Aktualisht në Vlorë, operatorët tursitikë pohojnë se numri më i madh i vizitorëve është nga Kosova dhe Maqedonia.

Shkaku kryesir i renies se numrit te prenotimeve per kete vit konsiderohet tendenca e qytetareve per te shpenzuar sa me pak per shkak te situates ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)