28 Mars 2024

USAID mbështet përpjekjet për ta bërë Kosovën destinacion turistik

Prishtinë, 17 prill - Me rastin e organizimit të Panairit Vjetor të Turizmit, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, do të dhurojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ekzemplarë të Shtojcës së Revistës National Geographic “Traveler”. 

Në Shtojcën e Revistës National Geograhic “Traveler”, Kosova prezantohet së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, si një destinacion i pëlqyer turistik. Kopjet elektronike (CD) të shtojcës do të shfrytëzohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për qëllime të diplomacisë ekonomike.

Përveç kësaj, para vizitorëve të Panairit do të bëhet edhe prezantimi i faqes së sapohapur të internetit ‘Western Balkans Geotourism MapGuide’, në të cilën do të shfaqen 50 lokacionet më interesante në Kosovë.

Këto produkte informuese janë pjesë e mbështetjes së Programit të USAID-it për Ndërmarrje Private për ta bërë Kosovën destinacion të shquar turistik. USAID-i dhe ‘National Geographic Society’ kanë punuar së bashku për të krijuar një faqe të posaçme të internetit, në të cilën do të promovohet Kosova dhe pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si destinacione rajonale turistike.

Për Kosovën, si shtetin më të ri dhe sigurisht më së paku të hulumtuar, kjo faqe e internetit (www.balkansgeotourism.travel) do të paraqesë një rast të volitshëm që vendi ynë të paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme para publikut në mbarë botën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)