25 Prill 2024

USAID-i prezanton kriteret globale të turizmit në Kosovë

Prishtinë, 2 dhjetor - Palëve të interesit nga industria e turizmit në Kosovë u janë prezantuar Kriteret Globale të Turizmit (GSTC) në një takim pune të financuar nga USAID-i në Prishtinë.

Ky takim një-ditor ishte në kuadër të angazhimeve të USAID-it për promovimin e Kosovës si destinacion konkurrues për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Aplikueshmëria e kritereve globale të turizmit në zhvillimin ekonomik ishte fokusi i këtij takimi. Të zhvilluara në vitin 2008 si pjesë e nismës së udhëhequr nga Rainforest Alliance, Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient (UNEP), Fondacionet e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO), këto kritere erdhën si përgjigje ndaj përcaktimit nga USAID i nevojës për t’u përqendruar në turizmin global me qëllim të krijimit të vendeve të punës dhe bizneseve të reja në vendet e në zhvillim.
 
“Kriteret e Turizmit të Qëndrueshëm Global” janë një paketë e 37 standardeve vullnetare që përfaqësojnë minimumin që bizneset turistike duhet të aspirojnë t’i arrijnë, në mënyrë që të ruajnë dhe t’i mbajnë të qëndrueshme resurset natyrore dhe kulturore duke u përkujdesur që turizmi ta arrijë potencialin e vet, si një mjet për zhvillim ekonomik.

Ky takim pune i mbështetur nga USAID-i, së bashku me shtojcën në revistën National Geographic i prodhuar vitin e kaluar, ishin me qëllim të fuqizimit të  ofertës dhe ngritjen e vetëdijes së Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për këtë vend i destinacion turistik”, tha Mary Hobs, Drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në USAID.

Përfaqësues nga Shoqëria e National Geographic, Expedia dhe Alenaca Globale për Turizëm të Qëndrueshëm (GSTA), përfaqësuan metodologji inovative për të qenë në përputhje me GSTC, që mund të ndihmojë në fuqizimin e mëtejmë të pozitës së vendit si një destinacion kyç turistik në rajon.

Ky takim një-ditor, pjesë e disa takimeve punuese të organizuara në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, u organizua nga GSTA, e është mbështetur nga Nisma Rajonale për Konkurrueshmëri (RCI), një aktivitet i Byrosë  së  USAID-it në Uashington për Evropë dhe Euroazi, së bashku me Programin e USAID-it për Ndërmarrje Private në Kosovë  (KPEP).

Disa nisma tjera të USAID-it për mbështetjen e turizmit në Kosovë përfshijnë, broshurën e KPEP-it  për disa oferta të zgjedhura turistike, zhvillimin e portalit të ri për turizëm në Kosovë, mbështetja e shoqatave vendore të turizmit për organizimin e Panairit të Turizmit në Prill, si dhe të Panaxhyrit të Turizmit në Pejë në muajin shtator, edhe promovimin e potencialit turistik të Kosovës në Turqi dhe Shqipëri.

Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë është një nismë katër vjeçare i filluar në tetor të vitit 2008 me synim të stimulimit të aftësisë konkurruese në sektorin privat të ekonomisë së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)