09 Gusht 2022

Ulqini mirënjohes ndaj turistëve kosovar

Prishtinë, 6 maj - Mbas pushimeve të majit, në Ulqin mbizotëron një atmosferë plot shpresa. Edhe kësaj here, arsyeja për këte janë mysafirët nga Kosova dhe dijaspora.

"Më lejoni që në emrin e pronarëve të hoteleve dhe apartamenteve të Ulqinit, qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë afaristëve të Komunës së Ulqinit t’ju shpreh falenderimet më të sinqerta duke pasur parasysh që edhe këtë vit si çdo vit, vizitat tuaja në viset tona nuk kanë munguar gjatë festave të Majit pamvarsisht prej rrethanave te këtij viti", ka deklaruar Kryetari i shoqatës të Hoteleve dhe Apartamenteve të Ulqinit Fuad Llunji.

Në veçanti ai ka vlerësuar vizitën që u ka bërë rinia kosovare duke verifikuar edhe njëherë interesimin e jashtëzakonshëm për Ulqinin si destinacion primar për pushimet e veta.

"Duke pasur parasysh që ndodhemi në një vit ku gjithë Europa gjendet në një situatë jo të mirë, mund të themi që Ulqini si destinacion përsëri do te beje të pamundurën që të jetë në shërbim të turistave", ka shtuar Llunji.

Ulqini sipas tij po zhvillhet si destinacion turistik europian por gjithmone me çmime te arsyeshme, oferte turistike te avancuar, mikpritje tradicionale dhe sherbime bashkekohore.

"Poashtu mund te them qe ashtu si gjithmone, ne Ulqin turistet mund te ndihen te sigurt dhe te mbrojtur ashtu si ndhen ne vendin e vet, ne vecanti, turiatet nga kosova qe kane vend te posacem per ulqinaket."

"Më lejoni që ne fund, t’ju them faleminderit edhe njëherë që vazhdoni të zgjidhni Ulqinin si destinacion primar për pushimet e juaja."

"Ju mirepresim te shijojme plazhin, ushqimet, traditen, mikpritjen, atmosferen e bukur dhe bukurite natyrore", ka thënë Llunji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)