25 Qershor 2022

Turqia regjistron 2,6 milionë turistë të huaj në prill

Ankara, 23 maj - Turqia ka regjistruar 2,6 milionë turistë të huaj në prill, më shumë se trefish nga një vit më parë, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Pavarësisht rritjes prej 225,6 për qind në bazë vjetore, shifra e prillit akoma nuk ka kapërcyer nivelin para pandemisë në vitin 2019, treguan të dhënat e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia dhe një nga destinacionet kryesore turistike, mirëpriti 40 për qind të të gjithë vizitorëve të huaj, ose gati 1 milion në prill.

Ajo u pasua nga qyteti turistik mesdhetar Antalya me 661.609 turistë të huaj dhe Edirne në veriperëndim të Turqisë, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 359.303 vizitorë të huaj.

Për sa u përket kombësive të turistëve të huaj, gjermanët zënë vendin e parë me 15,4 për qind, afro 400.000 vizitorë, në të njëjtën periudhë, e ndjekur nga bullgarët (10,5 për qind ose 271.000) dhe britanikët (8,8 për qind ose 225.000).

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)