25 Prill 2024

Turqia prezanton turizmin në Azerbajxhan

Baku, 15 mars - Turqia, një vend ky që ka filluar të jetë një vend me peshë në turizmin global, vazhdon t\'i prezantojë botës kulturën dhe vlerat e saj.

Një organizim promovues u realizua edhe në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.

Vitin e kaluar Turqia, e cila ka filluar të bëhet një vend me peshë në turizmin botëror, u vizitua nga 31 milionë e 500 mijë turistë.

Aktualisht Turqia renditet në vendin e 7-të në botë për sa i takon turizmit, e megjithatë ky vend vazhdon ta rrisë gjithnjë e më shumë objektivin.

Në këtë kontekst Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë organizoi në Baku një prezantim për qytetarët azerbajxhanas.

Prezantimi me titull \"Historia e suksesit të Turqisë në turizëm\" u ndoq me interes të madh.

Këshilltari turk për Promovimin e Kulturës, Sejit Ahmet Arsllan shpjegoi mundësitë, që ofron sektori turistik i Turqisë, por edhe sukseset e objektivat e kësaj fushe.

Bëhet e ditur se agjencitë turistike të Azerbajxhanit mbetën tepër të kënaqura nga ky prezantim.

Autoritetet e agjencive turistike në fjalë u shprehën se vitin e kaluar Turqinë e kanë vizituar 578 mijë qytetarë azerbajxhanas, ndërsa theksuan se gjatë sezonit të ri kjo shifër do të jetë më e lartë.

Faktori më i rëndësishëm që i shtyn turistët azerbajxhanas të zgjedhin Turqinë është gjuha, besimi dhe kultura e përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)