10 Dhjetor 2019

Turqia pret 50 milionë turistë të huaj në 2019

Ankara, 10 mars - Turqia ecën me hapa të sigurta drejt numrit rekord të turistëve. Kryetari për rajonin e Egjeut të Unionit të Agjencive të Udhëtimeve në Turqi (TURSAB), Tollga Gencer tha se turistët tregojnë një interes të madh dhe në fushatën për prenotime të hershme, që ka filluar në muajin nëntor, është hyrë në 2 muajt e fundit.

Ai tha se në rajonin e Egjeut fushatat janë pasqyruar më shumë në hotelet e Bodrumit, Marmarisit dhe Kuşadası dhe shtoi: “70% e hoteleve në Egje janë mbushur që tani. Këtë vit po ecim me hapa të sigurt drejt numrit rekord të turistëve që presim”.

Genxher bëri vlerësime edhe në lidhje me sezonin dhe u shpreh duke thënë: “Në krye qëndrojnë përsëri tregjet tona tradicionale, Rusia dhe Gjermania. Gjithashtu shohim se në mbarë Evropën ka një drejtim ndaj Turqisë. Ky sezon do të kalojë shumë mirë për sektorin e turizmit”.  

Edhe Anëtari i Bordit Drejtues të TURSAB-it, Ibrahim Halil Kalay tha se fushata për turizmin që vazhdon prej 4 muajsh ka qenë shumë e ngjeshur. 

Ai tha se objektivi i Turqisë për turistët e huaj është rritur në 50 milionë turistë dhe deri më tani, në prenotimet e hershme kryesojnë hotelet në Antalja, gjithashtu interes të madh ka edhe për hotelet në Muğla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2019 - Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon sesionin me titull "Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike". (Shtëpia e Europes, ora 9:30)

- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi Dezinformimin. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Këshillit Prokurorial do të bën lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës. (Salla e takimeve te Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me transparencen në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike, si qëndron Kosova në këtë aspekt?. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me situaten e krijuar dhe problemet qe ballafaqohet ky shërbim Emergjent, si dhe situata e krijuar e pa kjart dhe konfuze qe pritet ta percjell edhe ne vitin qe vjenë. (Lokalet e BSPK-es, ora 11-të) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 11:30)

- Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë për nder të shënimit të të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbajë konference për media. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Kabineti i Ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me amnistinë e korrupsinit të profilit të lartë - "sinjalizimet e padegjuara të korrupsionit nga drejtesia'. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen" me autor Enver Hoxha. (Muzeu i Kosovës, ora 16:00)