24 Janar 2020

Turqia me Greqinë destinacionet më të preferuara për Maqedoninë

Shkup, 27 maj - Në konferencën për shtyp \"Agjencitë turistike me analiza para fillimit të sezonit veror\", mbajtur në hapësirat e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë në Shkup, agjencitë turistike theksuan se një pjesë e paketave turistike janë shitur si rezultat i rezervimeve të hershme për pushime verore që përfshijnë oferta me zbritje, ndërsa shumica e paketave pritet të shiten në periudhën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve AA.

Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim, bëri të ditur se sikurse viteve tjera edhe këtë vit destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë mbetet Turqia dhe Greqia.

“Më të kërkuarat janë paketat për në Turqi, sidomos ato në zonën e Antalisë dhe ato për në Greqi. Organizimi i mirë, cilësia e lartë e shërbimeve hotelierike, deti dhe klima e favorshme gjithmonë janë arsyet për të cilat kërkohet dhe vizitohet Turqia”, tha Kerim.

Kerim njoftoi se pas dy javësh nga Maqedonia për në Turqi do të ketë tetë fluturime në javë, gjë e cila sipas tij, do të rrit edhe më shumë interesin e qytetarëve të Maqedonisë për të kaluar pushimet në Turqi.

Lidhur me pyetjen se a ndikon gjendja aktuale politike në Turqi në reduktimin e numrit të qytetarëve që kanë dëshirë të kalojnë pushimet verore në Turqi, Kerim thekson se: “Që nga Viti i Ri e këndej Turqia nuk ka asnjë problem dhe këtë vit për në Turqi ka një interes shumë më të madh. Siç e shihni ngjarje të pakëndshme ndodhin gjithkund. Kush do të besonte se në Manchester do të ndodhte një gjë e tillë, por fatkeqësisht ndodhi”, u shpreh Kerim.

Agjencitë turistike të Maqedonisë thonë se duke u bazuar në vlerësimet e tyre paraprake të bëra gjatë ndikimit të krizës politike në vend dhe heshtjes së qytetarëve si rezultat i pasigurisë, këtë vit pritet që të jetë një sezon i suksesshëm me stabilizim të tregut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)