01 Korrik 2022

Turqia është vizituar nga 11,3 milionë turistë të huaj në pesë muaj

Ankara, 20 qershor - Turqia është vizituar nga 11,3 milionë turistë të huaj gjatë pesë muajve të parë të vitit, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Numri i të huajve që vizituan Turqia-n në periudhën janar-maj është rritur për 207,1 për qind në bazë vjetore.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqia-s për nga popullsia dhe një nga destinacionet kryesore turistike, mirëpriti 46,8 për qind të të gjithë vizitorëve të huaj, ose gati 5,3 milionë, në periudhën pesëmujore.

Ai u pasua nga qyteti turistik mesdhetar i Antalya-s me 2,25 milionë turistë të huaj dhe Edirne në veriperëndim të Turqia-s, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 1,3 milionë vizitorë të huaj.

Për sa u përket përkatësisë të turistëve të huaj, Gjermania zuri vendin e parë me 11,6 për qind, afro 1,3 milion vizitorë, në të njëjtën periudhë, e ndjekur nga Bullgaria (8,4 për qind) dhe Rusia (7,55 për qind).

Vetëm në maj, 3,8 milionë të huaj vizituan vendin, me një rritje prej 308,5 për qind më shumë në bazë vjetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)