28 Mars 2024

Turizmi në Shqipëri, rritja gati e papërfillshme

Tiranë, 17 dhjetor - Agjencitë turistike thonë se industria e turizimit, përkundër pritshmërive, është thuajse në stanjacion.

Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, përmes pyetjeve direkte tek operatorët turistikë në gjithë vendin, rezulton se këtë vit krahasuar me 2010, rritja është gati e papërfillshme.

\"Në zonat bregdetare kemi një rritje shumë të lehtë, turistët ishin kryesisht shqiptarë të ardhur. Kemi një rritje po kaq të lehtë të turistëve të huaj dhe në krahasim me 2010, rritja në 2011 është me një përqindje shumë të ulët\", thotë Enver Mehmeti, president i Shoqatës.
 
Përtej krizës agjencitë thonë se industria e turizimit në vend, penalizohet edhe nga taksat e larta të qeverisë

\"TVSH-ja aktuale që sot është në vlerë 20 përqind, referuar të gjithë tregut ballkanik, ku ne edhe konkurrojmë, është në vlerë shumë të madhe. Ato që ne kemi nxjerrë në tavolinë janë studimet që sot janë prezente, sipas shifrave në këtë treg, që në të gjitha këto vende rajonale janë nën 10 përqind\", thotë Mehmeti.

Sipas tyre mbajtja e Vlerës së Shtuar në 20 përqind bën që Shqipëria të jetë më pak tërheqëse në tregun turistik të Ballkanit.

\"Vetë produkti turistik është shumë më i shtrenjtë se sa vendet në rajon. Mundësia e shitjes është më e ulët\", thotë presidenti i Shoqatës.

Industria e turizimit përbën rreth 13 përqind të prodhimit kombëtar, duke qenë një nga burimet kryesore të valutës në Shqipëri. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)