29 Mars 2024

Turizmi në Shqipëri, mrekullia që të befason në çdo hap

Tiranë, 24 tetor - Kur mendon së ke për të bërë rreth 6 orë rrugëtim, për të arritur në skajin jugor të Shqipërisë, fillimisht të shkakton një ndjesi bezdisese, por, e keqja e vetme në këtë mes, është të mos shijosh bukuritë e rivieres shqiptare, e cila këtë vit, pavarësisht mosshtimit të investimeve, u preferua në masë të madhe edhe nga turistët e huaj.

Deri në Vlorë, udhëtimi është rutinor, por, me pas, duket sikur sapo ke prekur mrekullinë e natyrës.

Teksa lenë pas ujin e ftohtë të Vlores dhe plazhet e mrekullueshme pranë tij, ngjisim Qafen e Llogorasë.

Rruga duket pa krye, gjarperushe dhe sikur nuk do të mbarojë kurrë. Por, në çdo moment, syri shijon atë veçantinë që Zoti i fali Shqipërisë.

Të gjitha llojet e natyres, në një vend. Në Jug të Shqipërisë mund t gjesh teksa bashkejetojne, malin, detin, liqenin, kodren dhe fushen se bashku. Pikerisht ne momentin kur mendon se je ne majen me te thepisur te malit, dhe sikur je e rrethuar prej ketij te fundit, si me magji te shfaqet mrekullia e pafundme qe mban emrin det…

Llogora

Te kalosh permes Qafes se Llogorase, aty ku lartesia eshte rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, mund te jesh ne paqe e harmoni te plote me natyren. Aty te ze syri turiste, teksa soditin me shume kersheri natyren dhe nuk ngurrojne te kerkojne sugjerime se cfare ia vlen te shikosh me shume ne Jug.

Me se shumti, preferojne te ngrene kampingje, qe ta shijojne ne cdo detaj natyren. Kane degjuar per specialitetin e asaj zone, te quajtur Arapash, nje gatim me miell misri, te brendshme qengji, gjalpe dhe djathe, dhe nuk mund te mos e shijojne ate.

Ngjitesh lart, na maje te malit, dhe para teje shtrihet si ne pellembe te dores fshati turistik i Dhermiut.

Eshte e bukur, por njekohesisht e frikshme te zbresesh nga maja e malit, deri ne plazh, neper ate rruge te gjarpert, pergjate nje relievi mjaft te thyer. Por, ia vlen “te rrezikosh” qe me pas te prekesh parajsen.

Dhermi

Plazhi i Palases eshte i pari plazh i bregut qe na shfaqet pasi kalojme qafen e Llogorase. Qe te shijosh nga afer mrekulline e ketij plazhi duhet te zbresesh teposhte, ne te djathte te rruges nacionale qe gjarperon deri ne breg te detit. Pertej Palases ndodhet Dhermiu, ose sic e njohin te vjetrit Drimades.

Dhermiu numeron afro 30 kisha te vjetra, mes te cilave Manastiri i Shen Todhrit, nje prej me karakteristikeve te zones.

Nder plazhet e mrekullueshem te Dhermiut, me i vecanti eshte ai i Gjipese. Per te mberritur ne kete gji te vetmuar e magjepses pret ne te majte te rruges kombetare.

Nje rrugice e hershme, te nxjerr pikerisht ne gjirin e vogel e te kalter te Gjipese, i formuar nga nje perrua rreze malit.

 Vetem pak kilometra me tej, ndeshin nje tjeter mrekulli te natyres, Jali, plazh i frekuentuar kryesisht nga te rinjte, por nuk mungojne edhe turiste te grupmoshave te tjera, te ardhur qe nga Franca, Gjermania, Greqia, apo Italia.

Te mrekulluar nga bukuria e ketij plazhi (dhe jo vetem), ata peshperitin ne gjuhet e tyre: “Bukur, bukur, bukur, thjesht mrekulli”. Muzika moderne, e shoqeruar me kokteil-et fantastike dhe me gatime te llojllojshme, ben qe ta shijojne kete mrekulli te natyres ne cdo dimension.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)