24 Prill 2024

Turizmi në Shqipëri kotribuoi me 287.9 miliard lekësh në ekonomi

Tiranë, 20 shtator - Kontributi i Turizmit shqiptar në PPB për vitin 2011 kap vlerën monetare 81.4 miliard lekë ndërsa kontributi total i turizmit në ekonomi për vitin është në vlerën monetare 287.9 miliard lekë.

Ky raport është publikuar për Shqipërinë nga këshilli Botëror i Turizmit dhe udhëtimeve , prezantuar nga Ministri i Kulturës Aldo Bumçi në simpoziumin me temë “ Turizmi shqiptar në Rrugën e zhvillimit”.

Gjithashtu sipas raportit kontributi direkt i sektorit të turizmit në punësim ka gjeneruar 51.000 vende pune.

Pjesë e simpoziumit ishin edhe përfaqeues të cilët mbeshtesin sektorin e turizmit në vend. Në fjalën e tij Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri Jim Barnhart tha se në Shqipëri ka përmirësime të kuadrit ligjor në drejtim të turizmit edhe dhe kemi gjetur një bashkëpunim.

Ndërsa Drejtori i programit të zhvillimit ekonomik Helmut Mueller Glodde, tha se rritja e punësimit të rinjëve çon në struktura të vazhdueshme, pasi pa zhvillim ekonomik burimet natyrore përfshirë trashëgiminë kulturore do jetë vështirë të iniciohet një turizëm i zhvilluar
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)