19 Prill 2024

Turizmi në Shqipëri, janar - korrik 1.8 milion vizitorë

Tiranë, 24 gusht - Ministria e Turizimit deklaron se në Shqipëri kanë hyrë që nga janari deri në fund të muajit korrik rreth 1 milion e 800 vizitorë duke përfshire ketu emigrantët apo turistët dhe ata që kryejnë vizitë njëditore apo kalojnë tranzit në Shqipëri .

“Nga janari deri ne korrik kemi regjistruar një shifër prej 1.8 milionë vizitoresh. Vjet kemi patur 3 milione vizitorë, numër në të cilin përfshihen emigrantet edhe shtetasit e huaj”, tha Odeta Nishani, nga Drejtoria e Statistikave.

Sipas statistikave dhe perllogaritjeve te bera ne Ministrine e turizmit deri ne fund te muajit korrik ,180 mijë jane vizitore ditore te cilet mund te kene vizituar nje kala ne vendin tone , ndersa 1 620 000 jane perllogaritur turiste, te cilet kane fjetur te pakten nje nate ne Shqiperi.Sipas Nishanit, kriteri baze per percaktimin e vizitoreve eshte rezidenca e tyre, me pas ne baze te diteqendrimit ato klasifikohen ne turiste apo vizitore ditore.

Per 20 ditet e para te gushtit kane ardhur rreth 600 mije te huaj te cilet do te perpunohen ne vizitore ditore,turiste apo rezidente ne vendit tone dhe Ministria e Turizmit deklaron qe deri ne fundt te vitit shfra e vizitoreve parashikohet te jete 3.5 milion.

Pas klasifikimit dhe shifrave te publikuara nga Ministria e Turzimit, eshte banka e Shqiperise dhe INSTAT te cilat bejne perllogaritjet e te ardhurave nga turizmi, pasi turisti dhe vizitori ditore kane koeficiente te ndryshem ne perllogaritjen e shpenzimeve qe mund te kene kryer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)