28 Mars 2024

Turizmi në Shqipëri, bizneset ankohen për taksën në hotel

Tiranë, 30 gusht - Në mbyllje të sezonit turistik, bizneset e këtij sektori bëjnë analizën mbi problemet që pengojnë zhvillimin e një ndër aktiviteteve kryesore në vend. Shoqata Shqiptare e Turizmit ka kërkuar disa herë uljen e TVSH-së, që sot është 20 për qind, për shkak se nuk i bën ofertat e operatorëve vendas konkurrente në raport me vendet fqinje, si Maqedonia, Mali i Zi apo Kroacia.

Shoqata Shqiptare e Turizmit, duke marrë parasysh intensitetin e aktiviteteve turistike gjatë sezonit veror dhe duke vlerësuar jo gjithmonë produktive hapjen e debateve mbi problemet e turizmit gjatë kësaj periudhe pune, është rezervuar të adresojë direkt në publik problemet me të cilat ballafaqohet sektori privat i turizmit.

“Ndonëse fokusi i avokatësisë të sektorit të akomodimit gjatë kësaj periudhe është përqendruar në uljen e TVSH-së për bizneset e hotelerisë, tani duket se edhe taksa e fjetjes në hotel po krijon një problem më vete për këtë sektor si për sa i përket vlerës, ashtu edhe praktikës së marrëdhënieve të krijuara nga administrate publike”, u shpreh Jak Topuzi, një nga drejtuesit e shoqatës.

Taksa e fjetjes në hotel, në mjaft vende i vendoset klientëve që qëndrojnë në hotel me qëllimin për të krijuar një fond për promovimin e turizmit. Aktualisht, në Shqipëri ajo është një taksë lokale në nivelin 1-5% të çmimit të fjetjes.

Ndërkaq, shoqata është duke diskutuar me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës ligjin e ri për turizmin, që parashikon ndryshime të mëdha. Bizneset e sektorit ankohen se ligji duhet ndryshuar me patjetër se nuk i përshtatet zhvillimit të kohës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)