29 Mars 2024

Turizmi i Vlorës, në rrezik

Tiranë, 24 korrik - Situata aktuale politike në vend dhe tejzgjatja e rezultateve të zgjedhjeve vendore, shkaktoi probleme të parikuperueshme për industrinë e Turizmit në Shqipëri dhe Rajonit të Vlorës në veçanti.

Në takimin që përfaqësues të shoqatës realizuan me biznese të turizmit të ATA-s në Rajonin Vlorë-Fier u konstatua se ky vit për këtë rajon ka qenë më negativi për nga zhvillimet në fushën e turizmit.

Aktualisht, nuk ka as 20% shkallë shfrytëzimi në hotelet e zonës, ndërsa nga organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e shërbimit publik vihet re një apati e theksuar.

Të ndodhur në këto kushte dhe në emër të 40 bizneseve anëtare të Degës Rajonale të ATA Vlorë, 300 bizneseve anëtare të ATA në vend dhe te 200.000 punonjësve që angazhohen dhe jetojnë me të ardhurat e kësaj industrie, ATA me këtë mesazh u kërkon me insistim organeve të qeverisjes qendrore dhe lokale të ndërpresin kategorikisht punimet në fushën e ndërtimit gjatë periudhës korrik-gusht.

Shoqata kërkon prezencën e forcave të rendit në veçanti gjatë natës për të shmangur incidentet, si dhe gatishmëri të plotë të spitalit dhe urgjencës për t’u shërbyer pushuesve.

Shqetësimet e operatorëve turistikë lidhen me një sërë çështjesh të tjera, duke nisur me pastrimin e zonës bregdetare, e cila është e mbuluar, një pjesë nga mbetjet urbane, si dhe me kontrollet e vazhdueshme nga ana e administratës tatimore qendrore dhe lokale.

Tjetër shqetësim i tyre ka të bëjë me taksën e fjetjes në hotel, që sipas tyre nuk përputhet me shkallën e shfrytëzimit të ambientit. Kërkesat e tyre janë të shumta, por vijnë në mesin e sezonit turistik, ku marrja e masave vështirë të sjellë efektet e duhura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)