29 Shtator 2020

Turizmi i shkakton Shqipërisë rënien ekonomike më të thellë në rajon

Tiran, 16 maj - Sipërmarrja private në Shqipëri po bëhet gati të rifillojë aktivitetin e saj ekonomik dhe tregtar, e goditur rëndë nga bllokimi dymujor prej pandemisë corona.

Pandemia është nën kontroll sipas autoriteteve shëndetësore, por numri i rasteve të reja luhatet duke arritur edhe shifra të larta.

Autoritetet e shëndetësisë thanë të premten (15.05) se janë shfaqur 18 raste të reja në 24 orët e fundit. Gjithsesi, optimizmin e ushqen numri i pandryshuar i viktimave që prej dy javësh, ai mbetur 31.

Ka një situatë lehtësimi relativ që tronditet nga paralajmërimet publike për mundësinë e një vale të dytë vërshimi të infektimit me virusin corona dhe kërkesa për të respektuar rregullat e  distancimit social dhe vendosjes së maskave gjatë daljes nga banesat në rrugë dhe hyrjes në supermarket, farmaci dhe banka.

Prof. Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionist, tha për DW se vala e dytë mund të ndodhë pas disa muajsh. “Vala e dytë e epidemisë nuk përjashtohet. Ajo mund të ndodhë në fund të vjeshtës ose në fillim të këtij dimri. COVID-19 është një nga virusët respiratorë, që në përgjithësi kanë sezonalitet”,  thotë për DW, Dr. Pipero.

Në këto kushte e vetmja rrugë për të mos u kthyer përsëri tek mbyllja e sektorit privat është rimodelimi i bizneseve, ngritja e kapaciteteve të tyre për të mos ndërprerë punën dhe njëherazi shmangur infektimin me virusin corona në muajt e verës dhe gjatë valës së dytë potenciale.
 
Me këtë synim qeveria Rama mori të enjten vendimin për t’u dhënë bizneseve Garancinë e  dytë Sovrane prej 150 milionë dollarësh.

Garancia e parë Sovrane, prej 100 milionë dollarësh, iu dha para dy muajve bizneseve të  mëdha që të paguanin pagat e punonjësve të tyre, mos shkurtonin vendet e punës përmes marrjes së kredive në banka me normë interesi 2, 85%  me shtetin garant për kolateralin.

Garancia Sovrane e tanishme ka hapësira dhe kushte të tjera. Prej tij përfitojnë të gjitha llojet e bizneseve që nga më i vogli deri tek më i madhi, që kërkojnë të rimodelohen për t’u përballur pa u mbyllur me një valë të re potenciale të virusit corona.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, e cilësoi Garancinë e dytë Sovrane si “oksigjen në kohë pandemie”.

“Ky instrument është në dispozicion për gjithë sipërmarjen private, në të gjitha sektorët e ekonomisë."

Ai  synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime për kapërcimin e efekteve të pandemisë corona. Shteti kontribuon me 60% të interesit banker të kredive, kurse 40% vetë bizneset”, tha ministrja Denaj, në një prononcim për mediat.

Bizneset mund të aplikojnë që nga e hëna për të marrë kredi në bazë të Garancisë Sovrane prej 150 milionë dollarësh.

Bizneset në sektorin e turizmit, i prekuri më rëndë nga epidemia COVID-19 pritet të përfitojnë nga ky instrument financiar për të investuar në rimodelimin e infrastrukturës turistike me kërkesat e distancimit social dhe rikuperuar sa të jetë e mundur më shumë, humbjet e mëdha.

Turizmi i shkakton Shqipërisë rënien ekonomike më të thellë në rajon

Bllokimi, kufizimi i lëvizjes së njerëzve ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e shumë bizneseve në sektorin e turizmit me një efekt domino në ekonominë e Shqipërisë.

Në një raport të publikuar këto ditë,  nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ( BERZH) parashikohet që Shqipëria do të ketë këtë vit një rritje të dobët ekonomike, e cila pritet të zbresë në minus 9 %  të Prodhimit të Brendshëm Brutto,( GDP) , me një rënie që konsiderohet më e madhja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky parashikim mbështetet tek varësia e lartë e ekonomisë së Shqipërisë nga sektori i turizmit. Guvernatori i Bankës së Shqipëriosë , Gent Sejko, e quan rënien ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, ”në përmasa që nuk janë shfaqur gjatë dy dekadave të fundit”.

Rënia ekonomike do të sjellë shkurtim të vendeve të punës, rënie të të ardhurave, vështirësi financiare për bizneset dhe familjet në Shqipëri.

Eksperti i Ekonomisë, Prof. Selami Xhepa, mendon se në raport me pasojat e rënda në ekonomi mbështetja e deritanishme financiare e qeverisë ndaj bizneseve është  e pamjaftueshme.

“Programi i lehtësive për sipërmarrjen private duhet të jetë i fuqishëm, me kredi pa interesa për dy vjet, që sipërmarrja private të ristartojë aktivitetin dhe të ecë drejt normalizimit”, theksoi  Prof. Selami Xhepa për DW.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2020

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në Mitrovicë ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Zyra e Kryetarit të Komunës se Mitrovicës së Jugut, ora 8:55 - mundësi fotografie)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa si dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi do të mbajnë konferencë bashkë me përfaqësuesit e sektorit të qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës. (Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut, ora 9:55 - mundësi fotografie)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën so të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, organizon konferencë për media me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e shkollave fillore klasat 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore. (Objekti i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet promovimi i librit “Çelësi i suksesit në karrierë dhe zhvillim të personalitetit është aftësia gjuhësore” me autorë Manfred G. Raupp, Dardan Velija dhe Peter Hartman. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina', ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 11:15)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon dorëzim - pranimin e detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton kampusin e IBCM në veri. (Kampusi IBCM në veri, ora 11:40 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton në hallën e sporteve të Mitrovicës së Veriut. (Halla e sporteve, Mitrovica e Veriut. ora 12:25 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të “Javës së Rinisë”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,  ku do të bëhet shpërndarja e broshurave vetëdijesuese “Vendose Maskën dhe Festo”. (Sheshi "Shatërvan" në Prizren, ora 12:30)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qumshtarët e Kosovës do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, perskaj Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës. (Parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovë dhe  i Projektligjit për Tokën Ndërtimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Ushtrues i Detyrës së Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare dhe hqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Komunen e Vitisë. (Kabineti i Kryetarit të Vitisë, ora 13:30)

- Qumështarët e Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme. (Tek Qeveria e Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton punimet në lumin "Morava e Binqes". (Viti, ora 14:10)

- Në Gjykaten e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetimora, ora 15:00)