29 Mars 2024

Themelohet Shoqata e Turizmit të Kosovës

Prishtinë, 8 maj - Sot në Odën Ekonomike të Kosovës është mbajtur takimi i Këshillit Inicijativ për themelimin e Shoqatës së Turizmit të Kosovës e cila do të përfaqëson dhe mbroj interesat e kësaj industrie.

Në takim, në të cilin morri pjesë edhe kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu u theksua se aktualisht kompanitë të cilat veprojnë në lëmine e turizmit janë duke u ballafaquar me një sërë problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë ligjore dhe administrative  dhe se organizimi i tillë mundëson adresimin dhe  shqyrtimin e tyre të gjithanshëm nga institucionet e shtetit.

Duke i dhënë përkrahje të plotë iniciativës së themelimit të Shoqatës, kreu i Odës tha se edhe deri më tash interesat e bizneseve të Kosovës janë përfaqësuar dhe mbrojtur nga OEK-u, por se me themelimin e kësaj Shoqate do të ketë një adresë ku do ti shprehin brengat dhe problemete me të cilat ballafaqohet kjo industri.

Këshilli Inicijativ vendosi që mbledhja konstitutive dhe zgjedhore e Shoqatës të mbahet më 18 maj, duke filluar në ora 10,00.

Njëkohësisht KI fton të gjithë bizneset të cilat merren me veprimtari turistike që të marrin pjesë në Kuvendit Zgjedhor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)