19 Prill 2024

The Independent: Shqipëria, mrekullia turistike

Londër, 3 shkurt - Shqipëria, një ish-vend i Bllokut Lindor dhe që e përkufizon veten si “një dashuri e re mesdhetare”, pritet të jetë një nga destinacionet më të parapëlqyera në vitin 2011.

I vënë vjet nga “Lonely Planet” në krye të listës së “vendeve që duhen vizituar në 2011” dhe si “destinacioni i duhur” nga “Financial Times”, ky vend ofron çmime të ulëta, klimë të mirë dhe infrastrukturë që po zhvillohet shpejt.

Rritja e numrit të turistëve arriti në mbi 42.5 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2009, sipas të dhënave nga “Albania Tourism”, dhe megjithëse pjesa më e madhe e vizitorëve vjen nga vende fqinjë si Kosova, Shqipëria po vihet përherë e më tepër në qendër të vëmendjes.

“Financial Times” përshkruan me fjalët më të mira “plazhet mesdhetare të qeta e me çmime të përballueshme”, si dhe relievin e thyer. Ndërkohë, “Lonely Planet” parashikon që “Shqipëria nuk do të jetë edhe për shumë kohë tokë e pashkelur”.

Por çfarë duhet të presin turistët që kanë planifikuar të vizitojnë Shqipërinë këtë vit?

1. Të gërmojnë. Shqipëria ka një histori të lashtë që daton prej qytetërimeve ilire, greke dhe romake, dhe me shpejtësi po bëhet sërish një destinacion arkeologjik pas pushimit në fund të periudhës komuniste. Mos humbisni të mësoni për historinë e Durrësit, i ndërtuar mbi themelet e vjetra të Epidamnit (ose Dyrrahut).

2. Të hanë. Ushqimi shqiptar reflekton pozicionin gjeografik të vendit, pjesërisht mesdhetar e pjesërisht aziatik. Tavë kosi, gatimi kombëtar, përgatitet me mish qengji të pjekur dhe shërbehet me salcë kosi (kjo e fundit jashtëzakonisht e përdorur në Shqipëri).

3. Të dalin. Shqipëria ka një peizazh mahnitës, të ofron aventura në male e qetësi në plazhe. Mos humbisni Pogradecin dhe liqenin e Ohrit (në kufi me Maqedoninë), liqenin 2.4 milionë vjeçar i mbrojtur nga UNESKO për biodiversitetin e tij dhe që mban specie unike në të gjithë zinxhirin ushqimor.

4. Banjo dielli. Si bregu i Adriatikut ashtu edhe ai i Jonit ofrojnë plazhe të qeta me temperatura të ngrohta, përgjatë qyteteve me kulturë të pasur historike.

5. Të shohin. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një qytet relativisht i ri (i themeluan në 1614) dhe vazhdon të ndryshojë intensivisht që pas rënies së komunizmit 20 vjet më parë. Infrastruktura po përmirësohet me synimin që qyteti të marrë pamje evropiane. Evoluimi i kryeqytetit është reflektim i zhvillimit të vendit në tërësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)